Dinamikat mes banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5” vazhdojnë të sjellin momente që po komentohen nga publiku.
Këtë herë, vëmendja është përqendruar tek Kledja dhe Sharri.
Gjatë një bisede në shtëpi, Anjeza ka nisur ta ngacmojë Kledjën në lidhje me raportin e saj me Sharrin.
Komenti ka krijuar menjëherë një atmosferë me humor, por njëkohësisht ka ngritur edhe pikëpyetje për afrimitetin mes dy banorëve.
Kledja nuk ka konfirmuar ndonjë romancë, ndërsa momenti është parë më shumë si provokim dhe ngacmim mes banoreve.
Megjithatë, në reality show edhe detajet më të vogla mjaftojnë që publiku të nisë diskutimet për lidhje të mundshme.
Raporti mes Kledjës dhe Sharrit pritet të ndiqet me interes gjatë ditëve në vazhdim.
Mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të mbetet thjesht një shaka mes banorëve apo nëse do të ketë zhvillime të tjera.



