Një tjetër debat i fortë është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, këtë herë mes Zojës dhe Jonës.

Dy banoret janë përfshirë në një përplasje verbale, ku tonet janë ngritur dhe akuzat mes tyre nuk kanë munguar.

Në një moment të debatit, Zoja i është drejtuar Jonës duke e cilësuar “dyfytyrëshe”.

Deklarata ka shtuar edhe më shumë tensionin mes tyre, ndërsa biseda ka vazhduar me tone të ashpra.

Përplasja vjen në një moment kur raportet mes disa prej banorëve të BBVK 5 po bëhen gjithnjë e më të tensionuara dhe aleancat brenda shtëpisë po ndryshojnë vazhdimisht.

Momenti është komentuar edhe nga ndjekësit e formatit, të cilët kanë nisur të ndajnë mendime të ndryshme për sjelljen e dy banoreve.

Mbetet për t’u parë nëse konflikti mes Zojës dhe Jonës do të vazhdojë edhe në ditët në vijim apo nëse dy banoret do të arrijnë ta sqarojnë situatën.